S’u paraqit në stërvitje, Kane përballet me dënim nga klubi

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 11:52
 S’u paraqit në stërvitje, Kane përballet me dënim nga klubi

Tottenhami e ka ndërmend ta ndëshkojë sulmuesin e vet, Harry Kane, me një gjobë të majme, për shkak se anglezi s’u paraqit në stërvitje, në përpjekje për ta shtyrë klubin ta lejojë të largohet në drejtim të Manchester City.

Kane e shprehu dëshirën për t’u larguar së pari në maj dhe të hënën nuk u shfaq fare në qendrën stërvitore të Tottenhamit, për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri në Premierligë, që nis pas dy javës.

28-vjeçari beson se e ka një marrëveshje zotërinjsh me shefin e Tottenhamit, Daniel Levy, e cila do ta lejonte atë të largohet këtë verë për t’iu bashkuar Manchester Cityt.

Mbetet të shihet nëse Kane do të ribashkohet me shokët e tij në stërvitjet e Tottenhamit në ditët në vijim, por ai nuk do t’i shpëtojë gjobës, sipas Sky Sports.

Besohet se Tottenhami është i zhgënjyer me sjelljen e Kane, i cili sezonin e kaluar shënoi më së shumti gola, 23, dhe më së shumti asiste, 14, në Premierligë.

(Kosova Sot Online)