E konfirmon Reali, Kroos ka probleme, jashtë deri në 6 javë

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 18:50
E konfirmon Reali, Kroos ka probleme, jashtë deri në 6 javë

Real Madrid ka njoftuar se një nga lojtarët kryesorë të tyre, gjermani Toni Kroos, është dëmtuar.

Mesfushori, sikurse klubi madrilen shkruan, ka pubalgji. Koha e rikuperimit të tij nuk bëhet e ditur ende, por sipas mediave në Spanjë, mund të jetë pesë deri në gjashtë javë.

Kroos është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid dhe ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Carlo Ancelotti.

Edhe sezonin e shkuar te Real Madrid ka pasur probleme të shumta me dëmtimet çka ndikoi që në fund të sezonit të mbetet pa trofe.

Kroos është shumë i rëndësishëm për Realin, por do të humbasë startin e sezonit.

(Kosova Sot Online)