Aguero i harxhoi 500.000 euro sapo mbërriti në Barcelonë

  • S.A /
  • 04 August 2021 - 10:20
Aguero i harxhoi 500.000 euro sapo mbërriti në Barcelonë

Sergio Aguero ka filluar të ndihet si në shtëpinë e vet në Barcelonë tashmë dhe i harxhoi gjysmë  milioni euro sapo mbërriti në Katalonjë.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Manchester City muajin e kaluar, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Ai i shpenzoi 500.000 euro për ta blerë një veturë Ferrari SF90 Stradale. Kjo është vetura e parë hibride i prodhuesit italian.

Aguero është adhurues i madh i veturave. Ai ia dhuroi stafit të Manchester City një Range Rover dhe e la pas një Lamborghini në Angli.

(Kosova Sot Online )