12-vjeçarja dhe 13-vjeçarja fitojnë medalje në Tokio

  • S.A /
  • 04 August 2021 - 10:38
12-vjeçarja dhe 13-vjeçarja fitojnë medalje në Tokio

Një 12-vjeçare nga Japonia dhe një 13-vjeçare nga Britania e Madhe kanë fituar medaljet në Lojërat Olimpike të Tokios të mërkurën.

12-vjeçarja Kokona Hiraki e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa 13-vjeçarja Sky Brown e fitoi medaljen e bronztë në garën me skateboard.

Sakura Yosozumi e fitoi medaljen e artë në finalen drithëruese, pasi u vlerësua me 60.09 pikë.

Me fitimin e medaljes së argjendtë, Hiraki u bë medalistja më e re në moshë që prej francezit Noel Vandernotte në vitin 1936.

Hiraki e mbaroi garën në vendin e dytë me rezultat 58.05. Ajo është garuesja më e re e Olimpiades verore e Japonisë, duke e thyer rekordin e notares Yukari Takemoto.

Britanikja Brown, e cila ka nënën japoneze dhe baba britanik, përfundoi në vendin e tretë me rezultat 47.53.

(Kosova Sot Online )