Manchester City “bombardon” merkaton, transferon Jack Grealish

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 11:23
Manchester City “bombardon” merkaton, transferon Jack Grealish

Jack Grealish do të përfundojë transferimin e tij prej 100 milion £ në Manchester City sot.

Kapiteni i Aston Villas do të nënshkruajë kontratën e tij, kontratë rekorde që pritet të finalizohet sot.

Sportsmail zbuloi në mars se City ishte bërë favorit për të nënshkruar me mesfushorin Grealish dhe tashmë kjo gjë është finalizuar.

Ai pritet të udhëtojë menjëherë drejt Manchesterit për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re.

(Kosova Sot Online)