Skena lufte në rrugët e Zagrebit, ultrasit e Legias së Warszawas përleshen me ata të Dinamos

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 11:27
Skena lufte në rrugët e Zagrebit, ultrasit e Legias së Warszawas përleshen me ata të Dinamos

Skena të shëmtuara u regjistruan mbrëmjen e djeshme në rrugët e qytetit të Zagrebit.

Ultrasit e Legias së Warszawas, u përleshën me ata të Dinamos së Zagrebit, duke shkaktuar kaos të vërtetë.

Të dy grupet e ultrasve, si ata kroatë dhe polakët, njihen për tensionin që kanë mes tyre, duke shkaktuar trazira të mëdha, sa herë që kanë qenë përballë njëri-tjetrit. U desh ndërhyrja e Policisë, që tifozët të shpërndahen dhe situata të merrej nën kontroll.

Vlen të theksohet fakti se Dinamo e Zagrebit dhe Legia do të përballen ditën e sotme në orën 20:00, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

(Kosova Sot Online)