Drejtuesit e Tottenham të befasuar me sjelljen e Harry Kane: Nuk jemi të informuar për asgjë!

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 13:10
Drejtuesit e Tottenham të befasuar me sjelljen e Harry Kane: Nuk jemi të informuar për asgjë!

Drejtuesit e Tottenham nuk e dijnë kur sulmuesi Harry Kane do të kthehet në stërvitje.

Kapiteni i skuadrës humbi dy stërvitjet e fundit dhe zyrtarët e Spurs nuk e dinë se cilat janë planet e tij.

Tottenham gjithashtu mohoi që lojtari i kishte informuar ata se ai synon të largohet në tregun veror.

Kane do të jetë i vendosur të largohet dhe qëllimi i tij numër një do të jetë kalimi te Manchester City.

(Kosova Sot Online)