Salzburg i shënon gol të çmendur Barcelonës

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 19:59
Salzburg i shënon gol të çmendur Barcelonës

RB Salzburg është duke e mposhtur 1-0 Barcelonën.

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes RB Salzburg dhe Barcelonës.

Vendasit, pas 45 minutave lojë, janë duke fituar me rezultatin minimal, 1-0.

Golin e vetëm në pjesën e parë arriti ta shënojë Luka Susic.

Në minutën e 43’, ai lansoi një goditje të fuqishme më të majtën, duke e lënë të shtangur portierin Neto.


(Kosova Sot Online)