Salzburg e mposhti Barcelonën me një gol në fund të ndeshjes

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 21:17
Salzburg e mposhti Barcelonën me një gol në fund të ndeshjes

RB Salzburg e ka mposhtur 2-1 Barcelonën në miqësoren që u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Barcelona ka pësuar humbjen e parë në miqësore para startit të sezonit në La Liga.

Të besuarit e Ronaldo Koeman, pas disa fitoreve, janë mposhtur 2-1 nga Salzburgu.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe shkuan në pushim të pjesës së parë me një gol epërsi.

Në minutën e 43’ Luka Susic lansoi një goditje të fuqishme më të majtën, duke e lënë të shtangur portierin Neto.

Në pjesën e dytë, Barça e dominoi më shumë lojën dhe e gjeti golin e barazimit në minutën e 83’.

Martin Braithëaite shënoi për 1-1 me shumë fat, nga një top i kthyer, duke barazuar gjithçka.

Por, vendasit reaguan menjëherë, duke triumfuar në fund.

Aaronson shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-1 në minutën e 90-të.

Ndeshjen e radhës Barcelona do ta zhvillojë me 8 gusht kundër Juventusit. 

(Kosova Sot Online)