SHBA-ja e mposht Australinë për ta rritur finalen e katërt radhazi olimpike

  • S.A /
  • 05 August 2021 - 10:23
SHBA-ja e mposht Australinë për ta rritur finalen e katërt radhazi olimpike

Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Australinë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Tokio 2020 për ta arritur finalen e katërt radhazi olimpike në basketbollin e meshkujve. Pas një fillimi të dobët, SHBA-ja e mori veten dhe e mundi lehtësisht 97:78 ekipin australian.

Australia e kishte krijuar një epërsi prej 15 pikëve në çerekun e dytë, para se tre herë kampionët olimpik t’i shënonin 34 pikë radhazi për ta përmbysur rezultatin. Rikthimit fantastik të amerikanëve i priu Kevin Duratni me Devin Bookerin.

SHBA-në e pret Franca ose Sllovenia në finale të dielën. “Australia meriton lëvdata, sepse dolën në parket dhe na i vështirësuan punët”, tha Durant, i cili ishte më i miri në ekipin amerikan me 23 pikë, duke e lënë prapa Bookerin me 20 pikë.

“Mendoj se ekipet dëshirojnë të na fundosin neve herët duke shpresuar se ne bëjmë panik. Nuk ndodhi ashtu. Ne luajtëm në çerekun e tretë me energji dhe luftë të mahnitshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )