Dështimi i turpshëm i amerikanëve në 4×100 metra në Tokio

  • G.G /
  • 05 August 2021 - 12:24
Dështimi i turpshëm i amerikanëve në 4×100 metra në Tokio

Dështimi i ekipit amerikan të meshkujve për ta arritur finalen në garën e famshme  4×100 metra në Lojërat Olimpike 2020 është duke u vlerësuar si turpërim i madh.

Katërshja amerikane Trayvon Bromell, Fred Kerley, Ronnie Baker dhe Cravon Gillespie përfunduan në vendin e gjashtë në grupin e tyre gjysmëfinal me kohën 38.10 sekonda.

Kjo kohë ishte e pamjaftueshme, jo vetëm për të fituar medalje olimpike, por edhe për ta arritur finalen në 4×100 metra.

Prandaj, sprinteri legjendar amerikan Cal Lewis e ka quajtur plotësisht te turpshëm vrapimin e tyre.

“Ekipi i SHBA-së bëri gjithçka gabim në rellin e meshkujve. Sistemi i pasimit të stafetës ishte gabim, atletët vraponin gabimisht dhe ishte e qartë se nuk ishte lidership”, tha Lewis.

Kina e fitoi grupin me kohën 37.92 sekonda dhe Kanadaja doli e dyta dhe Italia e treta.

Gjermania ishte e katërta dhe Gana e pesta, pra të gjitha para SHBA-së në grup.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lewis e krahasoi ekipin amerikan me atletët e rinj amatorë të SHBA-së.

“Ishte turpërim i madh dhe plotësisht e papranueshme për një ekip amerikan të duket më keq se fëmijët e AAU-së (Unioni Atletikës Amatore)”, shkroi ai.

Ekipi amerikan e ka fituar Kampionatin Botëror 2019 në stafetën 4×100 metra, por nuk ka fituar medalje të artë olimpike në këtë garë që prej vitit 2000. 

(Kosova Sot Online)