Jep dorëheqje Eroll Salihu!

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 15:50
Jep dorëheqje Eroll Salihu!

Eroll Salihu nuk është me sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se Salihu e ka ofruar dorëheqjen nga posti i deritashëm.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka liruar atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe e ka emëruar Salihun si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor.

“Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, njofton FFK-ja.

(Kosova Sot Online)