Komunikata e Barcelonës ku tregon arsyet e largimit të Messit, shpreh mirënjohje dhe i uron gjithë të mirat

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 20:15
Komunikata e Barcelonës ku tregon arsyet e largimit të Messit, shpreh mirënjohje dhe i uron gjithë të mirat

Barcelona dhe Lionel Messi i kanë ndarë rrugët përfundimisht, 10’shi i Barcelonës sonte po largohet edhe zyrtarisht nga Camp Nou.

Përmes një komunikate që ka lëshuar klubi katalanas, është bërë e ditur se për shkak të pengesave financiare dhe strukturore të La Ligas, Messi nuk mund të jetë më lojtar i Barcelonës.

Barcelona thotë se të dyja palët janë thellësisht të penduara pasi nuk pati mundësi të vazhdohet bashkëpunimi.

Klubi i uron lojtari më të mirat për të ardhmen në jetën personale dhe atë profesionale.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Barcelonës:

Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe me synimin e qartë që të dyja palët të nënshkruajnë një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle).

Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht.

FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin për kontributin e tij në madhështimin e klubit dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale.

(Kosova Sot Online)