Neymar reagon ndaj lajmeve që lidhin Messin me PSG-në

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 10:48
Neymar reagon ndaj lajmeve që lidhin Messin me PSG-në

Neymar duket se është në disponim kur po sheh lajmet që lidhin PSG-në me Lionel Messin.

Lionel Messi dhe Barcelona nuk e kanë vazhduar kontratën shkaku i mosmarrëveshjeve dhe problemeve financiare.

Pas lajmit se Messi do të largohej, ishte ish-bashkëlojatri i tij, Neymar i cili duket se ka pëlqyer lajmet që lidhnin atë me Paris Saint Germain.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social, Instagram, nga “TNT Sports Brazil”, Neymar kishte pëlqyer fotografinë.

Në fotografi shihej një montazhë e krijuar me fanellat e PSG-së ku shihet Neymar dhe Messi duke u përqafuar.

Kjo është një indikacion i fortë që braziliani dëshiron që Messi të transferohet në PSG.

(Kosova Sot Online)