Fanella e Messit vazhdon të shitet në dyqanin zyrtar të klubit

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 11:03
Fanella e Messit vazhdon të shitet në dyqanin zyrtar të klubit

Lionel Messi edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Barcelonës.

Barça njoftoi të enjten mbrëma që për shumë arsye, s’mund të rinovojnë kontratën me 34-vjeçarin, i cili do të largohet pas pothuajse 20 vjetësh nga klubi.

Pas pak minutash, nga ora 11:00, numri një i klubi do të dalë në konferencë dhe do të zbulojë të vërteten.

Sido që të jetë, ani pse Barcelona ka lajmëruar se Messi po largohet, fanella me numrin 10 nuk është larguar ende nga dyqani zyrtar i klubit, raporton Radio MARCA.

Messi do të largohet si një legjendë, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone te Barça vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër.

Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup. 

(Kosova Sot Online)