Babai i Messit ‘sulmon’ Barcelonën: Drejtuesit e klubit po derdhin ‘lotë krokodili’

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 13:41
Babai i Messit ‘sulmon’ Barcelonën: Drejtuesit e klubit po derdhin ‘lotë krokodili’

Tashmë është e ditur që Leo Messi dhe Barcelona kanë ndarë rrugët.

Lajmi i mos rinovimit të kontratës së Messit me Barcelonën u konfirmua dje.

Babai i Leo Messit, Jorge Messi ka thënë se largimi i djalit të tij i konvenon Barcelonës, kurse drejtuesit e klubit po derdhin ‘lotë krokodili’.

Sipas gazetarit të Deportes, Cuarto, David Bernabeu, Jorge nuk ishte i befasuar me lajmin e mos vazhdimit të kontratës.

Bernabeu thotë se e ka dëgjuar babain e Messit duke thënë se “Largimi i Messit i konvenon Barcelonës”.

(Kosova Sot Online)