Pas Messit, Barcelona nuk po mund të regjistroj as Depayn dhe Agueron

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 14:51
Pas Messit, Barcelona nuk po mund të regjistroj as Depayn dhe Agueron

Barcelona ka njoftuar se shkak i largimit të Leo Messit është rregullorja e La Ligas.

Presidenti i klubit, Joan Laporta ka konfirmuar se Barça pati një marrëveshje me Messin por argjentinasin nuk mund t’a regjistronin si lojtar të tyre pasi rregullorja e “Fair Play” financiar e La Ligas nuk e lejoi një gjë të tillë.

Barcelona ka tashmë probleme të rënda ekonomike dhe ka kërkuar nga lojtarët të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre.

Klubi katalunas ka pasur rënie të mëdha në të hyra dhe si pasojë Laporte konfirmoi se pagat e lojtarëve mund t’i tejkalojnë të hyrat e klubit.

Për këtë arsye raportohet se Barcelona mund të ketë problem edhe në regjistrimin e dy blerjeve të reja si Depay dhe Aguero.

Nëse lojtarët nuk pranojnë zvogëlim të pagave regjistrimi i tyre do të jetë shumë i vështirë raportohet nga mediat spanjolle.

(Kosova Sot Online)