Chelsea ofron para plus një lojtar pë De Ligt

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 15:44
Chelsea ofron para plus një lojtar pë De Ligt

Matthijs de Ligt është duke menduar largimin nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi holandez është transferuar dy vite më parë te Zonja e Vjetër, por ende nuk ka arritur të jetë lider në mbrojtjen bardhezi.

E ardhmja e holandezit gjithmonë ka qenë në dyshim tek torinezët dhe mund të ketë një largim të tij gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea po mendon për transferimin e De Ligt për sezonin e ri.

Sipas asaj që ka shkruar Calciomercato, londinezët janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Juventusit për De Ligt.

Chelsea është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro, plus shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner për të arritur te Juventusi. Në shikim të parë duket një ofertë shumë e mirë, por mbetet të shihet nëse drejtuesit e Juventusit do ta pranojnë atë,.

De Ligt u bashkua me Zonjën e Vjetër në vitin 2019 nga Ajax për 85 milionë euro.

(Kosova Sot Online)