A e ka penguar Grealish transferimin e Messit në Manchester City, flet Guardiola

  • S.A /
  • 06 August 2021 - 16:32
A e ka penguar Grealish transferimin e Messit në Manchester City, flet Guardiola

Pep Guardiola ka mohuar një transferim potencial të Lionel Messit në Manchester City.

Të premten, Guardiola foli rreth situatës së Messit dhe pranoi se klubi ka besuar që argjentinasi do të qëndrojë në Barcelonë.

Ish-trajneri i Barcelonës gjithashtu e përmendi faktin se Grealishit iu dha fanella me numër 10 pasi ishin të bindur se Messi s’do të largohej nga Spanja.

“Ne shpenzuam në Grealishin dhe ai do ta veshë fanellën me numër 10 sepse jemi të bindur për të dhe menduam se Leo do të qëndrojë. Tani Messi nuk është në planet tona” – i tha ai BBC.

Shumë njerëz spekuluan të enjten në mbrëmje se Manchester City u pendua që nënshkroi me Jack Grealish në ditën e njëjtë që Messi u largua nga Barcelona dhe tani është lojtar i lirë.

Messi është njëri nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe çdo klub do ta dëshironte, por Manchester City ka formuluar planet e tyre pa Messin pas merkatos së kaluar verore.

Grealisht pati një tjetër sezon briliant me Aston Villan, duke u dëshmuar si një yll botëror i futbollit.

Pasi theu rekordin e transferimeve britanike për të nënshkruar me Grealish, duke i dhënë atij fanellën me numër 10 dhe atë që po përshkruhet si paga më e lartë e paguar ndonjëherë për një lojtar të Premier League, nënshkrimi me Messin tani nuk është një opsion për Manchester Cityn. 

(Kosova Sot Online )