Pas PSG-së e Cityt, edhe një klub tjetër interesohet për Messin

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 16:50
Pas PSG-së e Cityt, edhe një klub tjetër interesohet për Messin

Bota e futbollit është në shok që nga dita e djeshme, kur Barcelona njoftoi se Messi nuk do të vazhdojë me ta.

Pasi kjo u bë zyrtare, shumë klube filluan të mendojnë për transferimin e gjashtë here fituesit të Topit të Artë.

Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Inter Miami ishin ekipet që kishin më së shumti mundësi ta merrnin Messin.

Por, një tjetër klub u paraqit të premtën për të nënshkruar me Messin, Chelsea. Klubi londinez po përpiqet me të gjitha forcat ta transferojë Lukakun.

Por, tërmeti që shkaktoi largimi i Messit nga Barcelona ka bërë që Roman Abramovich të kërkojë ta transferojë dhe ka kërkuar mbledhje urgjente me të afërmit e Messit. 

(Kosova Sot Online)