Kane tregon kur do të rikthehet në stërvitje me Tottenhamin

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 20:41
Kane tregon kur do të rikthehet në stërvitje me Tottenhamin

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka reaguar lidhur me të ardhmen e tij.

Ai përmes profilit të tij zyrtar ka reaguar duke thënë se do të kthehet në stërvitje nesër, ashtu siç ishte planifikuar.

“Kanë kaluar gati 10 vjet që kam bërë debutimin tim me Spurs. Për secilin prej atyre viteve, ju – fansat – më keni treguar mbështetje dhe dashuri të plotë. Kjo është arsyeja pse më dhemb kur lexoj disa nga komentet që janë bërë këtë javë, duke vënë në dyshim profesionalizmin tim. Ndërsa nuk do të hyj në specifikat e situatës, dua të sqaroj se kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem në klub nesër (e shtunë), siç ishte planifikuar. Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët të cilët më kanë dhënë një mbështetje kaq të palëkundur gjatë kohës sime me klubin. Ky ka qenë gjithmonë kështu siç është sot” – tha Kane në Twitter.

(Kosova Sot Online)