Reagon edhe Manaj pas largimit të Messit: “Me fat që jam stërvitur me më të mirin në histori”
Postimet për Leo Messin kanë qenë të shumta ditën e djeshme nga lojtarët e Barcelonës.
Pothuajse të gjithë I kanë dhënë lamtumirën Lionel Messit, që la Barcelonës atëherë kur nuk e priste askush, pasi raportohej se ishte arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Lamtumirën I ka dhënë 34-vjeçarit edhe sulmuesi I Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.
“Ndihem me fat që kam qenë në gjendje të stërvitem përkrah lojtarit më të mirë në histori. Ishte një kënaqësi e madhe të mësoja nga ju. Paç fat Leo Messi”, shkruan Manaj në postimin e bërë në “Instagram”.
(Kosova Sot Online)