“Mund t’i blejmë Messin dhe Ronaldon, po bëhet gati fanellat…”

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 09:43
“Mund t’i blejmë Messin dhe Ronaldon, po bëhet gati fanellat…”

Ricardo Salinas Pliego, presidenti i klubit të futbollit Mazatlan FC, ka deklaruar se klubi i tij ka fuqinë t’i blejë në të njëjtën kohë dytë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Shumë ekipe janë hedhur në sulm për Lionel Messin, tashmë lojtar i lirë pasi zyrtarisht u largua nga Barcelona.

Paris Saint-Germain është më favoriti për ta marrë 34-vjeçarin, që në të kaluarën me ta është lidhur edhe emri i Cristiano Ronaldos, por vështirë se mund t’i afrojë që të dy.

Megjithatë, këtë mund ta bëjë klubi i Meksikës.

Presidenti i Mazatlan FC shkroi në ‘twitter’; “Jam duke menduar të ftoj Messin të bashkëpunojë me Mazatlan”.

Kur një ndjekës shprehu dyshimin se Mazatlan mund të merrte yllin e Argjentinës, Salinas Pliego u përgjigj: “Do të sjellë edhe të tjerë, Cristiano Ronaldon gjithashtu”.

Ai pastaj postoi imazhe nga jashtë stadiumit të klubit, duke shtuar: “Ata tashmë po bëjnë gati fanellën e Leo Messit”.

Natyrisht, Salinas këtu ka dashur vetëm të marrë vëmendje pasi një gjë e tillë është pothuajse e parealizueshme, sidomos për një ekip të Meksikës. 

(Kosova Sot Online)