Interi humb shumë me largimin e Lukakut, sipas De Biasit që ia gjen zëvendësuesin

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 10:49
Interi humb shumë me largimin e Lukakut, sipas De Biasit që ia gjen zëvendësuesin

Gianni De Biasi e ka këshilluar Interin që ta blejë Duvan Zapatan për ta zëvendësuar Romelu Lukakun.

Romelu Lukaku është rrugës për t’u trasnferuar te Chelsea, për së paku 120 milionë euro, ofertë që Interi s’po mundet t’i rezistojë në këtë kohë krize shkaku i pandemisë.

Interi është hedhur menjëherë në sulm për të gjetur tashmë zëvendësuesin e belgut.

De Biassi ka një këshillë për drejtuesit zikaltër, duke zbuluar emrin që duhet të zëvendësojë Lukakun në majën e sulmit të skuadrës së Simone Inzaghit.

“Interi humbet shumë me largimin e Lukakut, një lojtar i jashtëzakonshëm skuadre. Zapata apo Vlahovic për ta zëvendësuar? Duvan (Zapata) ndoshta të jep më shumë siguri, për atë që ka bërë në vitet e fundit. Të dy janë lojtarë shumë të mirë, asnjëri prej tyre nuk është Lukaku, por Zapata i ngjan më shumë. Mua më pëlqen shumë Vlahovic, Firence e ka bërë të njohur, por mbase do të afirmohet diku tjetër”, deklaroi De Biasi për TMW Radio.

Gianni De Biasi drejton kombëtaren e Azerbajxhanit prej korrikut të vitit të kaluar.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, është një nga kandidatët për zëvendësimin e Andriy Shevchenkos në stolin e Ukrainës. 

(Kosova Sot Online)