Saelemaekers: Jam i bindur që do të luajmë mirë në Ligën e Kampionëve

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 10:55
Saelemaekers: Jam i bindur që do të luajmë mirë në Ligën e Kampionëve

Anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers ka folur për objektivat e skuadrës.

Milani është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas disa vitesh mungese në këtë turne.

Mesfushori i Milanit, Alexis Saelemaekers është shprehur i bindur për suksesin e “Rossonerëve” në Ligën e Kampionëve.

“Vetëm pesë apo gjashtë lojtarë kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, kemi paksa mungesë eksperience”, tha ai për “Tuttosport”.

“Mungesa e eksperiencës mund të jetë një shtytje për të bërë një paraqitje më të mirë pasi me atë pafajësi ju mund të bëni gjera të mëdha”, shtoi ai.

“Jam i bindur që do të kemi një paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve”, tha Saelemaekers.

“Nuk kam pasur një bashkëlojar si Ibra, ai stërvitet mirë dhe ka një mentalitet të shkëlqyer. Ai dhe Giroud janë të ngjajshëm në këtë aspekt”, përfundoi Alexis Saelemaekers.

(Kosova Sot Online)