Marrëveshja mes Messit dhe PSG pritet të mbyllet shpejt, babai i Messit do të udhëtojë sot në Paris

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 11:01
Marrëveshja mes Messit dhe PSG pritet të mbyllet shpejt, babai i Messit do të udhëtojë sot në Paris

Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Barcelona zyrtarizoi mbrëmë largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma.

PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.

‘Mundo Deportivo‘ raporton se babai i Lionel Messit, Jorge Messi i cili është njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit argjentinas do të udhëtojë sot (e shtunë) drejt Parisit, për të negociuar kushtet personale.

Sipas këtij mediumi spanjoll, marrëveshja mes palëve është afër për t’u arritur, kurse nënshkrimi i kontratës pritet të ndodhë nesër.

Raportohet se Messit do t’i ofrohet kontratë dy vjeçare me një vit mundësi vazhdimi.

(Kosova Sot Online)