Neymar dhe Ramos jashtë, kthehet Mbappe – Hakimi dhe Wijnaldum mund të debutojnë

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 15:56
Neymar dhe Ramos jashtë, kthehet Mbappe – Hakimi dhe Wijnaldum mund të debutojnë

Paris Saint Germain do të nisë sezonin e ri në Ligue 1 sonte kundër Troyes nga ora 21:00.

Mauricio Pochettino tashmë ka publikuar të ftuarit për sfidën e sotme.

Hakimi dhe Wijnaldum, ardhjet e kësaj vere, janë ftuar dhe janë të gatshëm të debutojnë.

Por, nuk është i gatshëm Sergio Ramos, as Gigi Donnarumma, por as Neymar Junior, që janë lënë jashtë listës.

Është ftuar Kylian Mbappe, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet, pasi kërkohet nga Real Madridi.

PSG luan sonte me mendjen te Lionel Messi, që pritet të jetë godtija më e madhe e kësaj vere, por edhe e të gjitha kohëve, pasi Parisi është afër ta marrë më të mirin në botë me parametra zero.

(Kosova Sot Online)