Barcelona përballet sot me Juventusin në ndeshjen e parë pa Messin

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 10:01
Barcelona përballet sot me Juventusin në ndeshjen e parë pa Messin

Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në “Camp Nou”.

Kjo njëherit do të jetë ndeshja e parë e katalonasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi,

Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet.

Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.

Për Trofeun Joan Gamper do të luhet edhe ndeshja në konkurrencën e femrave në mes Barcelonës dhe Juventusit.

(Kosova Sot Online)