Mijëra tifozë po e presin Messin para “Camp Nout”

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 12:04
Mijëra tifozë po e presin Messin para “Camp Nout”

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi do të mbajë sot konferencë për media për të sqaruar situatën në të cilën gjendet.

Para tri ditëve, befasisht Barcelona dhe Messi ndërprenë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe kubi katalonas doli me komunikatë zyrtare duke njoftuar largimin e argjentinasit.

Nga ora 12:00 në “Camp Nou”, Messi do të flasë për të gjitha ndodhitë e ditëve të fundit

Pak para fillimit të konferencës, në hyrje të stadiumit janë mbledhur me mijëra tifozë duke e pritur ardhjen e Messit.

(Kosova Sot Online)