Messi: Ky është momenti më i vështirë në karrierën time

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 12:41
Messi: Ky është momenti më i vështirë në karrierën time

Lionel Messi po e mban konferencën lamtumirëse nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Ai po u përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve që janë pjesëmarrës pa hezitim.

Në fjalimin e tij, ai tha se ky është momenti më i vështirë në karrierën e tij.

“Ndihem shumë i pikëlluar që duhet të largohem tani nga klubi që e dua. Gjithmonë e kam thënë të vërtetën, vitin e kaluar desha të largohem. Pa asnjë dyshim ky është momenti më i vështirë në karrierën time” – tha Messi.

(Kosova Sot Online)