Qindra tifozë e pritën ardhjen e Messit dje në aeroportin e Parisit

  • S.A /
  • 09 August 2021 - 10:03
Qindra tifozë e pritën ardhjen e Messit dje në aeroportin e Parisit

Lionel Messi dje mbajti konferencën lamtumirëse për Barcelonën dhe me lot në sy u përshëndet me klubin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Ndërsa, sipas të gjitha gjasave, ylli argjentinas do ta vazhdojë karrierën në Francë, te Paris Saint-Germain.

Tashmë sipas raportimeve të ndryshme, gjithçka rreth marrëveshjes është në fazat finale, kurse Messi pritet të udhëtojë sot për në Paris.

Por, tifozët parisienë e pritën qysh dje ardhjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Reklamë

Ata ishin në numër të madh duke e pritur ardhjen e Messit në aeroportin e Parisit, pasi ai kishte përfunduar konferencën lamtumirëse me PSG-në.

(Kosova Sot Online )