Barcelona e pafat, Aguero mungon deri në nëntor

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 12:03
Barcelona e pafat, Aguero mungon deri në nëntor

Problemet po rriten për Ronald Koeman dhe Barcelonën. Trajneri holandez jo vetëm që nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Leo Messin në sulmin e Barçës, por ai gjithashtu nuk do të ketë Kun Agüero për fillimin e edicionit. 

Sulmuesi argjentinas u dëmtua në seancën e së dielës në mëngjes dhe mund të mungojë nga dy deri në gjashtë muaj.

Barcelona njoftoi dje në mesditë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë. Ylli argjentinas i është nënshtruar testeve këtë mëngjes që tregojnë, sipas RAC 1, se lëndimido ta pengojë atë të jetë në dispozicion të Koeman deri në nëntor.

Dje, tashmë ishte menduar se lëndimi ishte i rëndë, pasi Aguero nuk mori pjesë në lamtumirën e mikut të tij të ngushtë Leo Messi as nuk ishte në prezantimin e ekipit në Trofeun Joan Gamper. 

(Kosova Sot Online)