Messit akoma i dhemb gjysmëfinalja ndaj Liverpooli

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 12:08
Messit akoma i dhemb gjysmëfinalja ndaj Liverpooli

Leo Messi mbajti dje konferencë lamtumirëse për Barcelonën.

Argjentinasi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës pasi rregullat e Fair Play financiar të La Ligas nuk e lejuan Barcelonën t’a regjistronin atë si lojtar të tyre.

Gjatë konferencës lamtumirëse, Messi ka folur për shumë momente në karrierën e tij.

Ai tha se do të dëshironte edhe një kupë të Champions League me Barcelonën.

Messi e kujtoi momentin kur ishin afër arritjes në finale por skuadra e Liverpool bëri përmbysjen e madhe duke fituar 4-0 ndaj Barcelonës në Anfield dhe kështu duke e eliminuar Messin dhe shokët e tij.

“Do të më pëlqente të kisha fituar një tjetër Champions League”, tha fillimisht Messi.

“Ne u eliminuam në gjysmëfinale kundër Liverpoolit. Kjo na ndaloi të merrnim një finale tjetër”, vazhdoi Messi.

“Unë mendoj se mund të ketë qenë koha kur ne do të mund të kishim fituar një tjetër Champions League, por ky është futbolli”, përfundoi argjentinasi.

Deklarata e tij për Liverpool (35:01)

https://www.youtube.com/watch?v=Fx503iOdD3I&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)