“Revolucioni Mourinho” e dëshiron Lacazette te Roma

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 12:12
“Revolucioni Mourinho” e dëshiron Lacazette te Roma

Mourinho ka nisur të ndërtojë planin e tij për sezonin e ri te Roma.

Portugezi si pjesë të planeve të tij e sheh edhe sulmuesin francez të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Klubi italian pritet të largojë Edin Dzekon, që me shumë gjasë do të transferohet te Interi.

“Gazzeta dello Sport” raporton se Mourinho ka kërkuar t’ia sjellin Lacazette në ekipin e tij.

Kontrata e francezit me Arsenal përfundon në vitin 2022, kurse çmimi që pritet të paguajë Roma për shërbimet e tij është 15 milionë euro.

(Kosova Sot Online)