S’ka pushim për Pedrin, rikthehet në klub këtë javë

  • S.A /
  • 09 August 2021 - 13:15
S’ka pushim për Pedrin, rikthehet në klub këtë javë

Përkundër një sezoni të gjatë dhe të stërlodhur, mesfushori i Barcelonës, Pedri nuk do të ketë kohë për t’u relaksuar. Ai theu rekordin me më së shumti ndeshje të luajtura këtë sezon, 73 gjithsej dhe është ende vetëm 18-vjeçar.

Ai të shtunën luajti ndeshjen e fundit të sezonit në finalen e Lojërave Olimpike të Tokyos, por do të ketë pushim vetëm pesë ditë, pasi atij do t’i duhet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën. Sipas mediave spanjolle, Pedri dhe Eric Garcia, që morën pjesë në Olimpiadë do të rikthehen në stërvitje me ekipin katalonas të enjten.

Pas disa ditësh do të startojë sezoni i ri në La Liga dhe Ronald Koeman dëshiron t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. 

(Kosova Sot Online )