Nisin problemet në mbrojtje për Liverpool, lëndohet Robertson

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 14:50
Nisin problemet në mbrojtje për Liverpool, lëndohet Robertson

Problemet e Liverpoolit me mbrojtjen po vazhdojnë të përsëriten edhe këtë sezon.

Liverpool vuajti shumë nga mungesa e mbrojtësve për shkak të lëndimeve në sezonin e kaluar.

Van Dijk, Matip, Gomez ishin të lënduar në pjesën më të madhe të sezonit në edicionin e kaluar duke detyruar Klopp të luante me Fabinhon dhe Henderson në mbrojtje.

Duket se fati i njëjtë mund t’a përcjell ‘The Reds’ edhe këtë edicion.

Anësori skocez, Andy Robertson është lënduar dje në ndeshjen miqësore parasezonale ndaj Athletic Billbao.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Robertson.

Klopp ka thënë se së shpejti do të bëhen ekzaminimet më të hollësishme për të parë nivelin e lëndimit të tij.

https://twitter.com/AnfieldWatch/status/1424606433618792455?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424606433618792455%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fnisin-problemet-ne-mbrojtje-per-liverpool-lendohet-robertson%2F

(Kosova Sot Online)