Kështu po e presin tifozët Messin në Paris(VIDEO)

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 15:27
Kështu po e presin tifozët Messin në Paris(VIDEO)

Sipas raportimeve të fundit, Lionel Messi është nisur për në Francë për të nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germain.

Pra, ylli argjentinas do të bëhet futbollisti më i ri i ekipit nga “Parc des Princes”.

Në kryeqytetin francez, tifozët parisienë po e presin ngrohtësisht gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Në numër mjaft të madh, ata po e presin ardhjen e Messit me një atmosferë fantastike.

Messi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me PSG-në me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër dhe do të përfitoj rreth 50 milionë euro në sezon. 

(Kosova Sot Online)