Messi do t’i mbushë xhepat me para në Francë

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 15:31
Messi do t’i mbushë xhepat me para në Francë

Sulmuesi argjentinas i dha fund eksperiencës në Barcelonë dhe pritet të realizohet shumë shpejt transferimi i tij në Francë, ku do t’i mbushet kuleta me para

Lionel Messi i dha fund në mes lotësh epokës së tij në Barcelonë. Ylli argjentinas u desh të largohej pa dëshirën e tij, ndërsa tash po shikon përpara.

Mediat e huaja raportojnë se e ardhmja e 34 vjeçarit është e lidhur me futbollin francez. Në fakt, përfaqësuesi argjentinas do të transferohet në Paris Saint-Germain. Gjiganti francez do t’ia ofrojë atij një kontratë rekorde trivjeçare dhe ai do t’i përfitojë mbi 100 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Messi do ta përbëjë një sulm “vrasës” me Neymarin e Mbappen, nëse ky i fundit nuk largohet nga “Parku i Princave”. Interesim për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë ka shfaqur edhe Manchester City. Por, ai e preferoi më shumë transferimin tek gjiganti francez. 

(Kosova Sot Online)