Çfarë loje po luhet? Veprimi befasues i fundit i Barçës me Messin

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 10:23
Çfarë loje po luhet? Veprimi befasues i fundit i Barçës me Messin

Lionel Messi u largua zyrtarisht nga Barcelona ditë më parë.

Atij madje iu bë edhe një ceremoni, ku u përshëndet me klubin që ka fituar gjithçka, në nivel ekipor dhe personal.

Megjithatë, media  të ndryshme në Spanjë janë duke raportuar për një lojë që po bën Barcelona e cila do të gjente zgjidhjen vetëm kur Messi zyrtarisht të bëhet me skuadër të re.

Derisa raportohet se Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në, media të shumta shkruajnë që Barcelona nuk ka hequr dorë përfundimisht dhe së fundmi i është bërë një tjetër ofertë 34-vjeçarit.

Se a mbeten vetëm fjalë mediash dhe nëse ka diçka të vërtetë, do të zbulohet shumë shpejt, por një gjë është e sigurt – Barça i ka rënë pishman që ka lënë të ik më të mirin në botë, largim që ka shkaktuar tërmet dhe ka mllefosur tifozët e Barcelonës gjithë botën.

(Kosova Sot Online)