Zyrtare: Milani e shet Haugen, transferohet te Eintracht Frankfurt

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 11:50
 Zyrtare: Milani e shet Haugen, transferohet te Eintracht Frankfurt

Jens Petter Hauge do të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt në Bundesliga, pasi gjermanët arritën marrëveshjen me Milanin.

Kuqezinjtë kanë dalë ditën e sotme me komunikatë dhe bëjnë me dije se norvegjezi u bashkohet gjermanëve në huazim me detyrim blerje, nëse do të plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.

Milani mes të tjerash e falënderon Hauge për angazhimin e tij dhe profesionalizmin e treguar në sezonin e shkuar te kuqezinjtë.

Sulmuesi anësor u ble nga italianët verën e shkuar nga Bodo/Glimt për shumën e 4 milion eurove, kurse Eintracht Frankfurt do të duhet të paguajë 12 milion euro korrikun e ardhshëm për ta transferuar përfundimisht.

(Kosova Sot Online)