Askush si Lukaku në historinë e futbollit, thyen rekordin e Neymarit

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 12:53
Askush si Lukaku në historinë e futbollit, thyen rekordin e Neymarit

Romelu Lukaku, me kalimin te Chelsea për 115 milion euro, do të bëhet futbollisti prej të cilit është arkëtuar më shumë prej transferimeve të bëra.

Gjithçka nisi me 12 milion euro, kur Chelsea e bleu në fillim nga Anderlecht. Më pas Everton e bleu te Blutë e Londrës për 36 milion euro, kurse Manchester United pagoi të klubi nga Liverpuli 84 milion.

Djajtë e kuq e shitën për një shifër më të ulët tek Interi, 74 milion euro.

Në total nga 4 transferimet e mëparshme janë arkëtuar 206 milion euro.

Me rikthimin te Chelsea tani totali shkon 321 milion euro, një rekord i ri, që më parë mbahej nga Neymar me 310 milion euro (88 milion nga Santos te Barcelona dhe 222 milion euro nga katalanasit te PSG).

Vendin e tretë e mban Ronaldo me 228 milion euro.

(Kosova Sot Online)