PSG po përgatitë një tjetër transferim të madh

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 12:58
PSG po përgatitë një tjetër transferim të madh

Pas Lionel Messit, PSG do të tentojë Camavingan.

Sipas “Footmercato”, Paris Saint Germain do të tentojë të kompletojë edhe një tjetër transferim deri në fund të merkatos së verës.

Pasi të klryhet gjithçka me Messin, PSG ka bërë gati 50 milionë euro për ta marrë Eduardo Camavingan.

18-vjeçari ka kontratë me Rennes deri në vitin 2022 dhe oferta prej 50 milionësh do të ishte e kënaqshme për Rennes, që vitin e kaluar kërkonte 100 milionë.

Për lojtarin është interesuar edhe Reali, por PSG-ja ka ndërtuar skuadër të frikshme dhe patjetër e do edhe një mesfushor, për të luftuar për Champions Leaguen.

(Kosova Sot Online)