Romano zbulon pagën e Messit në PSG, pas pak ai mbërrin në Paris

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 13:16
Romano zbulon pagën e Messit në PSG, pas pak ai mbërrin në Paris

Eksperti i tregut të futbollistëve, gazetari italian, Fabrizio Romano ka njoftuar se Lionel Messi është marrë vesh me PSG-në për kushtet e kontratës e cila do ta mbajë atë në Francë për të paktën dy vitet e ardhshme.

Në kontratën që pritet të nënshkruhet pasi Messi të arrijë në kryeqytetin e Francës pas pak orësh, përfshihet mundësia që ajo të zgjatet deri në qershor të vitit 2024.

Messi do të përfitojë pagë prej 35 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse të përfshira.

“Messi ka pranuar përfundimisht propozimin për kontratë me PSG-në dhe do të jetë në Paris në orët e ardhshme”, shkruan Romano.

Futbollisti më i mirë në botë u largua nga Spanja pas 21 vitesh qëndrimi në Barcelonë. Klubi katalanas nuk arriti ta financonte argjentinasin edhe për vite të tjera, pasi kontrata e tij me Barçën skadoi këtë verë.

Qëndrimin e Messit te Barcelona e pamundësoi edhe rregullorja e La Ligës lidhur me pjesën financiare.

(Kosova Sot Online)