Jorge Messi e konfirmon transferimin e Leos në PSG: “Po, sot do të nënshkruajë…”

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 13:59
Jorge Messi e konfirmon transferimin e Leos në PSG: “Po, sot do të nënshkruajë…”

Jorge Messi ka zbarkuar në Spanjë në aeroportin BCN dhe ka konfirmuar marrëveshjen e Leos me PSG-në. 

“Po, sot Messi do të firmosë me PSG”, është shprehur shkurtimisht babai dhe menaxheri i argjentinasit.

Gazetarët e La Sexta e kanë ngacmuar edhe më tej, duke e pyetur se kush e ka përgjegjësinë e largimit nga Barcelona.

Ai e ka lënë topin te katalansit. “Zbulojeni në klub”, ka shtuar Jorge, të cilin nuk e kanë lënë me kaq të shkojë.

I pyetur në fund nëse Leo ëshët i trishtuar për largimin, Jorge i është kthyer gazetarit me një pyetje retorike: “A nuk e keni parë atë?”.

Messi pritet që sot të firmosë me PSG-në një kontratë për 2 vite, nga e cila do të përfitojë 35 milion euro në sezon, plus bonuse të tjera.

35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.

Klubi katalunas nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për të rinovuar kontratën me 34-vjeçarin, duke konfirmuar se “për shkak të pengesave strukturore dhe ekonomike të klubit”, legjenda i thotë lamutmirë Barcelonës. 

(Kosova Sot Online)