PSG fton tifozët dhe mediat në Parc des Princes nesër në ora 11:00

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 17:11
PSG fton tifozët dhe mediat në Parc des Princes nesër në ora 11:00

PSG ka lëshuar një deklaratë të vogël në faqen e tyre zyrtare në Twitter, derisa ka paralajmëruar një konferencë me gazetarë

Nga çasti në çast pritet zyrtarizimi i kontratës dhe nënshkrimi nga Lionel Messi (34) me klubin francez Paris Saint-Germain.

Fillimisht, PSG ka bërë një paralajmërim me një video të shkurt, duke mos lënë vend për dyshime se Messi është lojtar i tyre.

Tani ata kanë bërë edhe një njoftim tjetër ku kanë ftuar gazetarët dhe tifozët në Parc des Princes.

Klubi i kryeqytetit francez ka thënë se do ta mbajë një një konferencë për shtyp në ora 11:00 kurse më vonë pritet edhe prezantimi zyrtar i La Pulgas në stadium. 

(Kosova Sot Online)