Largohet Messi, Barcelona mund të mbetet pa sponsorë

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 17:56
Largohet Messi, Barcelona mund të mbetet pa sponsorë

lubi peshon shumë më pak pas largimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë

Përveç anës sportive dhe asaj sentimentale, largimi i Lionel Messit nga Barcelona do të godas fuqishëm financat e klubit të cilat kanë filluar të tkurrën pas largimit të futbollistit më të mirë te të gjitha kohërave.

Blaugrana duhet që të veprojë shpejt dhe me zgjuarsi për ta luftuar efektin e këtij largimi pasi që vlera e klubit ka rënë për më shumë se 11 për qind. Klubi duhet të këtë qasje të re sa i përket marketingut dhe për këtë do të kenë sfida pasi që disa prej tyre nuk janë të interesuar që të reklamojnë më pas largimit të Messi.

“Nga tash, mbajtja e sponsorëve, paraqitja e skuadrës do të jetë më e rëndësishme se emrat, por është e qartë që largimi i Messit do të këtë pasoja në terma të sponsorëve të klubit”, ka thënë Marc Ciria, një ekspert në financa të Barcelonës dhe menaxher gjeneral i Diagonal Inversiones.

“Tani ata duhet ta fitojnë (disa tituj) Ligën e Kampionëve. Një fytyrë nuk do të mjafton më për ta”.

Ciria thekson që, pa Messi, imazhi i Barcelonës ka ndryshuar qysh tani për sponsorët dhe kërkohen strategji të ndryshme, ku duhet të fitohen trofe që do të jenë kyç për ta.

“Paraqitja e tyre sportive do të jetë kyçe për të mbajtur sponsorët”, tha Ciria.

“Messi ju dha atyre një tregim dhe tani ata kanë mbetur pa të. Në terma të mediave ata duhet të kthehen më shumë tek La Masia, si të Ansu Fati, edhe nëse ata nuk janë nivel i Messit”.

Është një ironi e dhimbshme për klubin katalunas pasi që ishin paratë ato që i ndaluan ata që të rinenshkruajnë kontratë të re, gjë që e bën edhe më të dhimbshme këtë situatë.

Ishte pritur që numri 10 të ishte në detyrë pasi që ai gjeneronte një të tretën e të ardhurave direkte dhe indirekte të Blaugranas. Kjo do të thotë se do të jetë një sfidë e madhe për Presidentin e Barcelonës, Joan Laporta që të arrijë të këtë të ardhura në fitim në shifrën 180 milionë euro në këtë vit.

Synimi i presidentit ishte të mbahet kjo shifër për dy vite dhe pastaj në vitin e tretë ta rriste atë në 200 milionë euro. Arritja e kësaj është kruciale në planin e tij për klubin, por ta bësh këtë pa Messi tani për tani duket mision i pamundur.

Ciria po ashtu tregon që disa nga sponsorët e Barcelonës e kanë “klauzolën Messi”, e cila bën që ata të reduktojnë dhe të tërhiqen nga investimet e tyre me mungesën e yllit argjentinas. Megjithatë, ai nuk pret që kjo të ndodh në termin afatshkurtër pasi që këto kompani e kanë imazhin e tyre të mbrojtur. 


(Kosova Sot Online)