Messi përfundon me sukses testet mjekësore, mbetet vetëm zyrtarizimi

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 19:32
Messi përfundon me sukses testet mjekësore, mbetet vetëm zyrtarizimi

Lionel Messi ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Paris në pasditen e sotme.

Ai tani do të shkojë në hotel për të përmbyllur gjërat teknike pas njoftimit zyrtar.

Megjithatë prezantimi i tij do të marrë pak kohë.

Messi nuk do të kalojë nëpër selinë e klubit më pas, as nëpër stadiumin “Parc des Princes”. 

Ndërkohë, një konferencë shtypi është caktuar nesër në mëngjes në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit.

Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuset.

(Kosova Sot Online)