Momenti kur Messi takohet me Hakimin, Wijnaldumin, Pochettinon…!

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 10:04
Momenti kur Messi takohet me Hakimin, Wijnaldumin, Pochettinon…!

Lionel Messi tashmë është lojtar i Paris Saint Germain.

Ai kreu të martën testet mjekësore për t’u zyrtarizuar më pas nga Paris Saint Germain.

Messi hodhi të zezën mbi të bardhë deri më 2023 me PSG-në, derisa në Parc des Princes e prisnin edhe ardhjet e reja, e po ashtu edhe trajneri.

Achraf Hakimi dhe Gigi Wijnaldum ishin në Parc des Princes, ashtu si trajneri, Mauricio Pochettino, që të gjithë i uruan mirëseardhje 34-vjeçarit.

Leo ka vendosur që te PSG ta bartë fanellën me numrin 30. 

https://streamable.com/h1odad

(Kosova Sot Online)