PSG vazhdon me video të mrekullueshme për Messin

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:22
PSG vazhdon me video të mrekullueshme për Messin

Paris Saint Germain ka marrë vëmendjen e gjithë botës.

PSG mori falas lojtarin më të mirë në histori, Lionel Messin, që do ta paguajë 35 milionë euro në sezon deri më 2023, por ka opsionin për të vazhduar kontratën deri më 2024.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, Parisi ka publikuar video të mrekullueshme për ardhjen e Messit, derisa e ka bërë tani sërish një tjetër në ‘twitter’, mesazh i qartë se çfarë do të thotë ardhja e më të mirit në histori.

Tashmë është vërejtur ndryshimi, pasi mijëra fanella, mos të themi miliona janë shitur vetëm për 10 orë nëpër gjithë botën, dyqani zyrtar online në faqen zyrtare ka mbetur pa asnjë të tillë, derisa qindra janë duke pritur në radhë të gjata para dyqanit zyrtar.

Ndryshimi tjetër drastik është ndjekësit në rrjetet sociale, që i janë shtuar PSG-së për 24 orë të paktën 20 milionë më shumë.

(Kosova Sot Online)