Sa kushton një fanellë e Lionel Messit te Paris Saint Germain?

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:28
Sa kushton një fanellë e Lionel Messit te Paris Saint Germain?

Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2023 dhe do ta veshë fanellën me numër 30.

Mbrëmë u bë zyrtare blerja e Lionel Messit, sot, që në mëngjes, tifozët kanë pushtuar dyqanin zyrtar të klubit në Paris.

El Chiringuito ka publikuar një radhë të gjatë të fansave që në orën 9 të mëngjesit, që po presin për të blerë një fanellë me numrin 30 të Messit, para se të prezantohet te PSG-ja në orën 11:00.

Por sa kushton një fanellë e Leos?

Përves fizikisht që po presin në radhë, PSG ka hedhur edhe në faqe fanellat dhe shitjet janë marramendëse.

Në ueb-faqen e klubit tashmë kanë dalë në shitje fanellat e 34-vjeçarit, si ato vendas, po ashtu edhe si mysafir.

Një fanellë shkon deri në 187.99 dollarë (160.54 euro), por që çmimet e tyre variojnë nga më të ndryshmet. Nga specifikat që kërkoni, si emblema e klubit, ato të sponsorëve dhe karakteristikat e tjera, çmimi shkon duke u ngritur.

Kështu është edhe në rastet tjera me fanellat e klubeve të ndryshme evropiane, që sa më shumë që kërkoni fanella të detajuara, çmimi është më i madh që duhet të paguani.

Derisa çmimi standard shkon nga 87 dollar (fanellë e ndeshjeve të Kupës), deri në 107 dollar. 

(Kosova Sot Online)